Gati për mega projektin nga David Dreshaj, kënga e re me 18 Mars

Bota e Yjeve

Gati për mega projektin nga David Dreshaj, kënga e re me 18 Mars

Nga: Maksim Gjokaj Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:06
David Dreshaj

"Ku je" do të quhet projekti më i ri muzikor që po vjen shumë shpejt e konkretisht mr 18 Mars nga artisti me zërin dhe stilin unik David Dreshaj.

Artisti shqiptar nga Mali i Zi rikthehet pas 7 muajve pauzë me një super këngë që pritet të jetë një mega projekt.

Vetë Davidi është kujdesur për melodinë dhe tekstin ndërsa në bashkëpunim me Darko Dimitrov edhe për mix-master e për videon është kujdesur Max Production e ku do të jetë një realizim filmi në pak minuta.

Këngëtari shumë i dashur ka paralajmëruar këtë këngë edhe në rrjetin e tij social shumë të ndjekur Instagram me disa foto e mini video.

Davidi rikthehet pas këngës dedikuar motrës në dasmën e saj me titull " Asaj" që ende vazhdon të jetë një super hit. Kureshtja ka nisur e mezi pritet rikthimi dhe kënga e tij më e re.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat