Iliri Shaqiri reagon për thashethemet për dasmën

Bota e Yjeve

Iliri Shaqiri reagon për thashethemet për dasmën

Më: 30 prill 2022 Në ora: 13:28
Iliri Shaqiri

Ilir Shaqiri ka shkuar sot në Durrës, jo për t’u martuar por për të gjuajtur peshq.

Fituesi i BB VIP ka treguar se po peshkon me të atin ndërsa në një foto ka shkruar: “Duke pritur krushqit”.

Një ironi nga ana e balerinit kundrejt lajmeve që qarkulluan dje se do të martohet këtë fundjavë.

Image
Postimi i Iliri Shaqirit

Nëpër media, qarkulloi me shpejtësi lajmi se balerini do të organizonte një ceremoni me 100 të ftuar në Durrës. Më parë, Iliri është shprehur se nuk kishte zhvilluar një dasmë por vetëm një ceremoni të vogël dhe një darkë private me njerëzit e afërt.

“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit.”, shprehej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat