Dua Lipa shkëlqen me performancën në Kanë, merr vëmendje me dukjen atraktive

Bota e Yjeve

Dua Lipa shkëlqen me performancën në Kanë, merr vëmendje me dukjen atraktive

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 13:38
Dua Lipa

Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare po shkëlqen me secilën paraqitje dhe performancë teksa po vazhdon turneun “Future Nostalgia”.

Krahas kësaj, 26-vjeçarja mbetet aktive edhe në rrjetet sociale duke sjell imazhe të ndryshme për miliona fansa të saj.

Edhe në disa fotografi të reja krijuesja e hitit “New Rules” duke më në formë dhe më me stil se asnjëherë më parë gjatë performancës në festivalin e Spotify të mbajtur në Kanë të Francës.

Image
Dua Lipa

Dua shihet e veshur në një fustan elegant me ngjyrë të gjelbër dhe të shkurtër i cili ia theksonte linjat mahnitëse të trupit.

Këngëtarja e famshme përshtati pamjen me një palë atlete rozë dhe një grim të theksuar, ndërsa la flokët e gjata të lira në formë valëzimi.

Image
Dua Lipa

Përvec Duas në festivalin e Spotify morën pjesë edhe yje të tjera të muzikës përfshirë Post Malone, Kayetranda dhe Kendrick Lamar.

Ndërkohë, Dua së fundmi iu gëzua lajmit për mbajtjen e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë dhe Tiranë.

Image
Dua Lipa

Artistja shqiotare u shpreh se ndihet e lumtur dhe krenare që festivali po rikthyet në shtëpinë e vet në Prishtinë dhe që I njëjti do të mbahet për herë të parë edhe në kryeqytetin shqiptar. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat