Rihanna bëhet miliarderja më e re në Amerikë

Bota e Yjeve

Rihanna bëhet miliarderja më e re në Amerikë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 20:53
Rihanna

Rihanna tani është miliarderja më e re në SHBA – duke e rrëzuar Kim Kardashian nga froni.

Këngëtarja 34-vjeçare së fundmi hyri në listën vjetore të “Forbes” të femrave të ‘vetë-bëra’ më të pasura në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të në përgjithësi. Ajo është e vetmja miliardere nën 40 vjeç në listë.

Miliarderja tjetër më e re në listën e Forbes është Kardashian, 41 vjeç, e cila ka një pasuri neto prej 1.8 miliard dollarësh (1.7 miliard euro).

Kylie Jenner e cila në moshën 24-vjeçare – u kurorëzua miliarderja më e re e “Forbes” në vitin 2018, iu heq titull pas një ri-llogaritjeje të vlerës së saj neto. Pasuria e saj neto aktualisht është 600 milionë dollarë ( mbi 585 milionë euro)

Pasuria neto e Rihannës tani është 1.4 miliard dollarë (1.3 miliard euro), që është vetëm pjesërisht nga karriera e saj e suksesshme muzikore.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga sipërmarrjet e saj, duke përfshirë Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage X Fenty, shkruan New York Post.

Në mars, Bloomberg raportoi se kompania e të brendshmeve Savage X Fenty po punonte me këshilltarët për një ofertë publike fillestare që mund ta vlerësonte kompaninë në 3 miliardë dollarë (2. 8 miliardë euro) ose më shumë, Rihanna zotëron 30 për qind të asaj kompanie.

Fituesja e nëntë herë të çmimit “Grammy” zotëron gjithashtu 50 për qind të Fenty Beauty, i cili u lansua në 2017 dhe solli 550 milionë dollarë (536 milionë euro) të ardhura në vitin 2020. Konglomerati francez i modës luksoze LVMH zotëron gjysmën tjetër të kompanisë.

Në vitin 2012, këngëtarja “Love On The Brain” filloi një fond filantropie të quajtur Clara Lionel Foundation (CLF), duke synuar “të mbështesë dhe financojë iniciativat novatore të arsimit dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës”, sipas faqes së internetit.

Një vit pas lansimit të fondacionit, CEO i Fenty Beauty mbajti dy fushata buzëkuqësh me MAC Cosmetics, duke mbledhur 60 milionë dollarë (58.5 milionë euro) për të përfituar gratë dhe fëmijët e prekur nga HIV/AIDS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat