Fifi prezanton ndryshimin e ri në dukje

Bota e Yjeve

Fifi prezanton ndryshimin e ri në dukje

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 19:14
Filloreta Raçi – Fifi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Zeshkania së fundmi ka prezantuar me ndjekësit një ndryshim në pamje, saqë e tillë nuk është shfaqur asnjëherë.

Ajo është rikthyer me një stil të ri të flokëve, të shkurtra që siç shihet i shkojnë tejet shumë.

Ndryshimi i artistes nga Ferizaj vjen pak pas lansimit të këngës së re të quajtur “Vëmendje”.

Projekti, të cilin e solli më 1 nëntor, përmban një tematikë të ndjeshme e mjaft emocionale.

Ajo në këtë ka përfshirë edhe një pjesë të Big Brother VIP, gjë që u komentua në masë të madhe asokohe.

Kënga theksojmë që për pak ditë grumbulloi afro një milionë klikime në YouTube.

Image
Filloreta Raçi – Fifi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat