Dua Lipa pozon me bikini duke lexuar

Bota e Yjeve

Dua Lipa pozon me bikini duke lexuar

Më: 11 maj 2023 Në ora: 21:57
Dua Lipa

Dua Lipa i la pak vend imagjinatës teksa pozoi në një mori fotografish me bikini, të cilat i ndau me ndjekësit e saj të Instagramin të enjten.

Këngëtarja 27 vjeçe, tregoi figurën e saj të lakmueshme trupore në bikini në formë trekëndëshi ngjyrë teksa rrinte buzë ujit, shkruan DailyMail.

Duke bërë një ‘selfie’ nga lart, interpretuesja e hitit “New Rules” u sigurua që barku dhe dekolteja e saj të shfaqeshin plotësisht në imazhet e publikuara.

Dua i ofroi kamerës një shikim të zjarrtë teksa mbante një libër dhe tregoi bukurinë e saj pa makijazh.

Ajo kishte për aksesor një gjerdan të hollë floriri dhe kërthizë.

Image
Dua Lipa

Në një tjetër fotografi të guximshme, Dua Lipa pozoi me bikini ngjyrë jeshile duke treguar linjat e saj të trupit.

Sërish me një libër në dorë, Dua i buzëqeshi kamerës teksa tregonte tatuazhin e saj në krahun e majtë.

Image
Dua Lipa

Kësaj radhe, ylli me origjinë nga Kosova i shtoi pamjes së saj një palë vathë floriri dhe një shirit të vogël të kuq.

Duke postuar më shumë fotografi me libra në dorë, Dua ndau një ‘selfie’ të saj e shtrirë në divan, duke lexuar në aeroplan dhe një fotografi në kujtesë nga koha kur ishte fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat