Të enjten, Kara ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e madh se ajo dhe i fejuari i saj po presin fëmijën e tyre të parë. Edhe pse ende nuk ka zbuluar emrin e partnerit, emocionet dhe gëzimi i çiftit janë të dukshme.
Në postimin e saj me një fotografi të ëmbël, Kara zbuloi se foshnja pritet të vijë në jetë më 28 dhjetor 2025. Ajo e shoqëroi foton me një mbishkrim të këndshëm:
“Dasma do të bëhet, por do kemi me vete edhe një ‘Tiny Tomlinson’”
Lajmi i shtatzënisë vjen vetëm pak javë pasi partneri i saj i propozoi. Në korrik, ajo publikoi foto nga momenti i propozimit, duke shkruar me emocion:
“Po-ja ime më e dashur.”
Dyshja janë bashkë që prej fundit të vitit 2024. Në janar, Kara ndau një përmbledhje të natës së Vitit të Ri, ku shkroi me humor:
“Kam rënë dhe s’mund të ngrihem.”
Dhe më pas shtoi:
“Po - jam e dashuruar dhe nuk më intereson kush e merr vesh .”
Kujtojmë se Kara u bë e njohur për publikun në sezonin e 37-të të Survivor në vitin 2018, ku konkurroi përkrah krijuesit të The White Lotus, Mike White.