Pas ndarjes nga Limi transformohet Alba, rrit dukshëm gjoksin!

Bota e Yjeve

Pas ndarjes nga Limi transformohet Alba, rrit dukshëm gjoksin!

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 15:48
Alba

Alba Pollozhani duket ta ketë shijuar verën me të madhe pas të gjithë zhurmës që krijoi në formatin “Ferma VIP” ku ishte ndër protagonistet kryesore.

Siç u kuptua më pas, lidhja me Limin nuk vazhdoi në botën e vërtetë përtej spektaklit duke bërë që ajo të jetë komplet e lirë ta jetojë sezonin e nxehtë në mënyrën që do vetë.

Por, krahas qejfit, Alba duket se ka kryer dhe ‘punë’ në paraqitjen e saj përgjatë kësaj periudhe që ishte jashtë syrit të publikut.

Image
Alba

Ajo duket edhe më ‘bombë’ dhe duket se për këtë gjë, ‘fajet’ i ka një ndërhyrje që ka kryer.

Fansat kanë vërejtur gjoksin e rritur për disa numra të Albës duke i ndarë mes atyre të cilët e kanë komplimentuar për këtë lëvizje dhe të tjerëve që preferonin origjinalitetin.

Image
Alba

Sa i përket angazhimeve, mbetet e paqartë se ku do ta shohim bukuroshen këtë sezon të ri nëse nuk ka zgjedhur shkëputjen pas një eksperience të lodhshme si ajo e jetesës 24/7 përpara kamerave. 

Image
Alba
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat