Aktori britanik Callum Turner, i njohur për lidhjen e tij me këngëtaren Dua Lipa, është parë duke shkëmbyer një puthje pasionante me aktoren Monica Barbaro gjatë xhirimeve të komedisë romantike “One Night Only”.
Skena e nxehtë u realizua në setin e filmit të ri në SHBA, ku të dy aktorët luajnë rolet kryesore. Pamjet janë bërë menjëherë virale, duke ngritur pyetje dhe reagime nga fansat e çiftit Turner–Lipa.
Burime pranë produksionit kanë theksuar se bëhet fjalë për skena profesionale filmi, megjithatë kimia mes dy aktorëve ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Filmi “One Night Only” pritet të dalë në vitin 2026 dhe përshkruhet si një romcom me tone të guximshme dhe skena romantike intensive.