Pas një periudhe të mbushur me aluzione e sinjale dashurie, Fjolla Morina ka vendosur më në fund të dalë hapur me partnerin e saj.
Këngëtarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram një foto përkrah të dashurit, të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, por plot kuptim: “Dashuria ime”.
Prej kohësh Fjolla kishte ngjallur kureshtje me postimet e saj romantike dhe dedikimet e fshehta.
Kështu duke lënë të kuptohej se në jetën e saj kishte dikë të veçantë.