Kris Jenner feston 70-vjetorin

Bota e Yjeve

Kris Jenner feston 70-vjetorin

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 14:35
Kris Jenner

Kris Jenner, 70 vjeçe, shkëlqeu si një heroinë elegante e filmave James Bond në festën e saj të ditëlindjes me temë 007, duke mbajtur një fustan të kuq mahnitës dhe një pistoletë si aksesor.

Matriarkja e familjes Kardashian-Jenner ndau në Instagram momente nga nata magjike me miqtë e saj të famshëm, përfshirë Mariah Carey, Mark Zuckerberg, Oprah Winfrey, Adele, Meghan Markle e Princi Harry, Paris Hilton, Snoop Dogg dhe Naomi Watts.

Në fotografitë e publikuara, Kris pozoi pranë partnerit të saj Corey Gamble dhe vajzave të saj, ndërsa një kolazh tregonte edhe një përqafim me shoqen e saj të vjetër, Kathy Hilton, shkruan DailyMail.

Image
Kris Jenner

Dekorimi përfshinte perde prej kadifeje të kuqe dhe llambadarë të artë, duke krijuar një atmosferë luksoze dhe plot stil James Bond.

Festa u mbajt në megarezidencën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Beverly Hills, me rreth 300 të ftuar dhe një performancë live nga Bruno Mars.

Image
Kris Jenner

Zhurma e lartë shkaktoi disa ankesa nga fqinjët, duke sjellë ndërhyrjen e policisë dhe një paralajmërim për respektimin e rregullave të zhurmës.

Jenner shkroi në Instagram: “Natë magjike duke festuar ditëlindjen time të 70-të me familjen dhe miqtë e mrekullueshëm”, duke treguar se përtej lukshit, energjia dhe entuziazmi i saj ishin në qendër të vëmendjes. 

Image
Kris Jenner
Image
Kris Jenner
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat