Dua Lipa rrëmben vëmendjen në BRITs

Bota e Yjeve

Dua Lipa rrëmben vëmendjen në BRITs

Nga: A.SH Më: 1 mars 2026 Në ora: 08:33
Dua Lipa

Dua Lipa ka shkëlqyer si asnjëherë më parë në paspartinë ekskluzive të Warner Music, e organizuar pas performancës së saj surprizë në BRITs.

Këngëtarja e njohur u shfaq e mrekullueshme në një korse të sculptuar dhe fund të zi, duke kombinuar elegancën klasike me një stil modern dhe të guximshëm.

Ylli britanik tërhoqi të gjitha vëmendjet e të pranishmëve, duke u bërë protagonistja e natës së shkëlqyer, ndërsa foto dhe momentet e saj u bënë trend në rrjetet sociale.

Image
Dua Lipa

Pjesëmarrësit e tjerë të paspartisë u shprehën se Dua Lipa ka arritur të kombinojë glamourin me karizmën e saj unike, duke e bërë këtë event një nga më të përfolurit në industrinë muzikore këtë vit.

Image
Dua Lipa
Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat