Kate Moss shkëlqen në sfilatën e Saint Laurent në Paris Fashion Week

Bota e Yjeve

Kate Moss shkëlqen në sfilatën e Saint Laurent në Paris Fashion Week

Nga: A.M Më: 4 mars 2026 Në ora: 15:19
Kate Moss

Supermodelja 52-vjeçare, Kate Moss u shfaq elegante dhe plot vetëbesim, duke dëshmuar edhe një herë pse mbetet një nga ikonat më të mëdha të modës ndër vite. 

Kate zgjodhi një paraqitje “business chic”, e veshur me një kostum fundi ngjyrë gri me prerje klasike, që i jepte një pamje elegante dhe të sofistikuar.

Ajo i shtoi kombinimit një prekje të gjallë ngjyrash me një këmishë lejla, duke krijuar një kontrast të bukur dhe të rafinuar, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Kate Moss

Stili i saj minimalist, por me detaje të kuruara, reflektonte qartë estetikën e markës.

Të famshëm të shumtë u mblodhën në kryeqytetin francez për të ndjekur prezantimin e koleksionit Womenswear Vjeshtë/Dimër 2026–2027 nga drejtori kreativ i shtëpisë së modës, Anthony Vaccarello. Shfaqja ishte një festë e elegancës moderne, me silueta të pastra, ngjyra të thella dhe një frymë të fuqishme femërore që karakterizon vizionin e tij për markën.

Image
Kate Moss

Mbrëmja u kthye në një spektakël të vërtetë mode, ku emra të njohur të industrisë dhe personazhe të famshëm u panë të rreshtuar në radhët e para, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e kësaj ngjarjeje në kalendarin ndërkombëtar të modës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat