Charlize Theron tërheq vëmendjen në New York

Bota e Yjeve

Charlize Theron tërheq vëmendjen në New York

Nga: Bota sot Më: 23 prill 2026 Në ora: 20:18
Charlize Theron

Aktorja e njohur Charlize Theron tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit “Apex” në New York, duke u shfaqur me një stil të guximshëm dhe jo të zakonshëm në tapetin e kuq.

Theron, e cila është ambasadore e Dior, zgjodhi një xhaketë të zezë prej leshi nga koleksioni Dior Winter 2026 për meshkuj, të veshur hapur, pa bluzë apo reçipeta poshtë. Pamjes së saj i shtoi një element iluzioni me një jakë të bardhë të palosur, të lidhur me fjongo që zbrisnin deri poshtë belit, duke krijuar efektin e një bluze elegante dhe artistike.

Aktorja e kompletoi paraqitjen me pantallona të zeza klasike dhe bizhuteri nga Dior Fine Jewelry, duke ruajtur një ekuilibër mes minimalizmit dhe dramës vizuale që e karakterizon shpesh stilin e saj në evente publike.

Image
Charlize Theron

Charlize Theron, e cila prej vitesh konsiderohet një nga figurat më të forta të Hollywood-it si në ekran ashtu edhe në modë, gjatë këtij eventi foli edhe për sfidat fizike që ka kaluar gjatë xhirimeve të filmit.

Ajo zbuloi se puna në “Apex” i ka lënë pasoja të shumta shëndetësore, përfshirë dy ndërhyrje kirurgjikale në krahun e djathtë. “Kam pasur një nerv ulnar që nuk ishte vendosur në pozicionin e duhur pas këtij filmi dhe e rregullova. Kam pasur çarje në muskujt ndërbrinjorë dhe një thyerje në gishtin e këmbës,” u shpreh ajo.

Image
Charlize Theron

Theron gjithashtu tregoi se një infeksion në veshin e brendshëm ishte momenti vendimtar që e detyroi të ndalonte përkohësisht, duke e përshkruar si “kashta që e theu kurrizin e devesë”.

Pavarësisht dëmtimeve dhe dhimbjeve, aktorja theksoi se përvoja mbetet e vlefshme në aspektin profesional. “Nuk mendoj fare për këto gjëra kur e kujtoj këtë film,” tha ajo, duke nënvizuar përkushtimin e saj ndaj rolit dhe projektit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat