Këngëtarja dhe artistja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit në rrjetet sociale.
E veshur me shumë elegancë dhe stil, Beatrix është shfaqur si një zonjë e vërtetë në fotografitë që publikoi së fundmi, duke reflektuar qetësi, vetëbesim dhe finesë. Fansat nuk kursyen komplimentet për dukjen e saj, ndërsa postimi mori menjëherë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.
Në përshkrimin e fotografive, ajo kishte vendosur frazën “Life lately”, që do të thotë “Jeta kohët e fundit”.
Me postimet e saj artistike dhe paraqitjet gjithmonë të kuruara, Beatrix vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.