Superstar-i Lizzo ka tërhequr gjithë vëmendjen duke u dukur tejet seksi me një bikini rozë shumë të vogël.
38-vjeçarja dukej fantastike teksa tregonte linjat e saj të reja më të holla me një bikini neon dy-pjesësh.
Këngëtarja e hitit Truth Hurts – e cila ka humbur rreth 27 kilogramë gjatë dy viteve – pozoi me krenari përpara një pasqyre luksoze ngjyrë ari, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Për ta bërë ngjyrën rozë edhe më të theksuar, ajo e kombinoi pamjen me një vazo plot me bozhure dhe realizoi foto mbresëlënëse me rrobat e banjës.
Ajo shkroi krahas fotografive: “Nuk ka mjaftueshëm vajza të mëdha që e nxjerrin gjithë barkun jashtë për mua.”
Ndjekësit komentuan: “Do të doja ta kisha vetëbesimin tënd.”