Aktorja e njohur e serialit “Bridgerton”, Simone Ashley, është shfaqur tejet elegante me një fustan të kuq me vlerë prej 980 paundësh, në ceremoninë e hapjes së dyqanit kryesor të markës luksoze DeMellier në Londër, të enjten në mbrëmje.
Aktorja 31-vjeçare tërhoqi vëmendjen me fustanin e kuq me mëngë të shkurtra dhe detaje me pala, të cilin e kishte kombinuar me këpucë të zeza me taka dhe një çantë në të njëjtën ngjyrë.
Në këtë ngjarje, të organizuar në dyqanin e markës në Sloane Square, Ashley u shoqërua nga emra të njohur, mes tyre aktorja Lesley Manville, këngëtarja Birdy, Tigerlily Taylor dhe themeluesja e markës, Mireia Llusia-Lindh, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Dyqani i ri është projektuar në bashkëpunim me arkitektin Nicolas Schuybroek dhe synon të shërbejë si një hapësirë që pasqyron identitetin e markës DeMellier. Mobiliet vintage, veprat e artit dhe ambientet e ngrohta, me detaje të veçanta në dizajn, i dhanë një atmosferë elegante mbrëmjes së inaugurimit.
Hapja shënoi gjithashtu prezantimin ekskluziv në dyqan të dy modeleve të reja të çantave të markës, “The Sloane” dhe “The Midi Sloane”.
Simone Ashley u bë e njohur për publikun pas paraqitjes në serialin e Netflix-it “Sex Education”, në vitin 2019. Më pas, ajo arriti një sukses edhe më të madh duke marrë rolin kryesor në sezonin e dytë të serialit të njohur “Bridgerton”, ku u dallua për thyerjen e barrierave kulturore në industrinë e argëtimit.