Anna Lika refuzon propozimin e aktorit të njohur: Burrin e dua të pasur dhe budalla…

Bota e Yjeve

Anna Lika refuzon propozimin e aktorit të njohur: Burrin e dua të pasur dhe budalla…

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 13:12
Anna Lika

Anna Lika është një ndër femrat shqiptare më të ndjekura në “Instagram”. Ajo njihet për tipin e saj pa komplekse dhe për batutat moskokëçarëse.

Aktorja e njohur shpeshherë tërheq vëmendjen e ndjekësve me fotot e videot e shumta që publikon, e që sigurisht nuk kalojnë pa u komentuar. Gjithashtu merr vëmendje edhe nga deklaratat e ndryshme që bën nëpër intervista.

Por së fundmi Anna ka treguar se si e dëshiron bashkëshortin e ardhshëm. Këtë e zbuloi pasi aktori i njohur Drilon Hoxha e pyeti nëse do ta bëjnë një fëmijë bashkë.

“Jo jo, nuk e bëjmë dot bashkë fëmijën. Burri që dua të marr unë duhet të ketë disa cilësi. Dua që të jetë shumë i bukur, biond me sytë bojë qielli. Ti s’je. E dyta, dua të ketë shumë lekë, po shumë lekë. Që kur të ngel unë pa punë, të mbajë fëmijën. Ka dhe cilësinë e tretë, që është më e rëndësishmja. Të jetë budalla, që të më marrë për grua”, shprehet ajo me shaka, ku më pas plas e qeshura mes dy aktorëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat