Fondi i Republikës së Kosovës 01 Nr.01/91-2 të dt.4 gusht 1992 në Mërgim për territorin e Austrisë.

Diaspora

Fondi i Republikës së Kosovës 01 Nr.01/91-2 të dt.4 gusht 1992 në Mërgim për territorin e Austrisë.

Miftar Zagragja Nga Miftar Zagragja Më 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:19
Dokument

Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga themelimi i saj, në tetor të vitit 1991 kishte si preokupim te rëndësishem sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e disa nevojave prioritare në Kosovë. Në vitin 1991 Fondi i "3%" është një Fond i formuar nga Qeveri në Mërgim dhe ka funksionuar shumë vite, deri në vitin 1998. Mjetet janë derdhur në Fondin e 3%".. Çdo mërgimtar ishte i obliguar të paguante në këtë Fond 3% nga të ardhurat e veta bruto. Kjo vazhdoj deri në vitin 1998 në Austri. Grumbullimi i mjeteve në fondet e Republikës së Kosovës është bere vetëm përmes xhirollogarive. Në parim nuk është aplikuar grumbullimi i parave të gatshme. Në fund të vitit 1992 Qeveria ka hapur llogarinë rrjedhëse pran Bankës Kombëtare Tregtare në Tiranë, kurse në fund të vitit 1993 ka themeluar bankën Dardania në Tiranë. Këto llogari fillimisht kanë shërbyer për transferin e mjeteve nga fondet e jashtme në Kosovë, mjete këto për plotësimin e nevojave të arsimit dhe të organeve të tjera humanitar.

,,Fondi Humanitar për Kosoven “Bank Austria Konto Nr.843 1365 7100  BLZ.12840

Grumbullimi i mjeteve në fondet e Republikës së Kosovës nga komunitetit shqiptar në Austri

nga viti 1991 deri më 1998.

Viti 1991/1992.- Valuta DM.70825,83 

Viti 1993. -Valuta DM. 424984,96

Viti 1994.- Valuta DM. 1093808,94

Viti 1995. -Valuta DM.708757,5

Viti 1996 .- Valuta DM.497105

Viti 1997.- Valuta DM.524074,26 

Viti 1998.- Valuta DM.3900679,92 

Periudha: tetor 1991-shtator 2020
Fushat e caktuara kanë marrë pjesë më mjetet ne financim më këtë strukture:

Aksioni për ta ndihmuar Drenicën u zhvillua në mënyrë stihikë me vete iniciativë të komisioneve lokale të fondeve dhe të vet bashkatdhetarëve të cilët shfaqen interesim për të ndihmuar rezistencën e armatosur në Kosovë. Qeveria i orientoi këto mjete për destinimin për të cilin ato u paguan. "Aksioni: "Ndihma për Pavarësinë e Kosovës" u shpall me vendimin e Qeverise së Republikës së Kosovës 01 Nr. 1-6/98. Aksioni në fazën e parë zgjati nië muaj duke filluar nga data 10 xhirollogarive bankarë. Paguesve iu lëshuan bona të donacionit si dëshmi për pagesat e tyrë, mjeteve për aksionin e Sindikatës së Pavarur te Kosovës për ndihma minatorëve dhe për aksionin e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Komunitetit shqiptar në Austri dhe aktivitetet e tyre për Çështjen kombëtare.

Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare  ka qenë dhe ka mbetur  shumë i fuqishëm, gjithçka që e kanë bërë në emër  të përkushtimit  për atdheun. 

Ne jem krenari për punën dhe aktivitetin tone, për rolin që kem  luajtur ne mërgata shqiptarë në Austri ne financimin dhë grumbullimin e ndihmave dhe mjeteve të nevojshme për financimin, për të mbrojtur e çliruar tokat e tona antike Dardanë, e për çlirim nga pushtuesit, edhë luftuar për çlirimin e trojeve Shqiptare.

Si dhe për mbajtjen gjallë të popullatës së rrezikuar nga uria gjatë viteve 1990-1999, në kohën kur Kosova gjendej në okupim barbar të regjimit kriminal të Serbisë.

Këto fonde u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit paralel të trojeve Shqiptare, në Austri tërë angazhimin e bënin kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale.

Po ashtu, gjatë periudhës së luftës në trojet etnike u themeluan edhe Grupit të Emergjencës në Austri, i themeluar nga bashkatdhetarët tanë për nevoja urgjente të popullatës së dëbuar nga trojet etnike ne, ndjehem krenar që si qytetar dhe mërgimtar kem arritur t’ia bëjmë një argat atdheut si dhe popullit  të shumëvuajtur, bashkëthemelues të shumë fondeve humanitare dhe financiare që janë formuar në Austri.

Përveç ndihmave financiare, kemi udhëhequr dhe ndihmuar me sukses edhe disa pune dhe aksione tjera financiare siç ishte.

Hapjen e Shkollës Shqipe në Austri.

Fondi 3 %(Tre përqindëshit).

Fondi Vendlindja Thërret.

Kosova ndihmon Shqipërinë.

Ndihma për Drenicën.

Ndihma për Shkollën shqipe.

Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës.

Fondit të Universitetit të Tetovës.

Fondit Liria kombëtare.

Kosovën Lindore.

Shoqatës Presheva.

Ndihmë për zonat e goditura nga vërshimet në Shqipëri Shkodër.

Ndihmë për Komunën e Likovës.

Fondi Humanitar për ndërtimin e 100 shtëpive për Preshevë Bujanoc Medvegjë dhe Shoqatën ,,Aleanca për fëmijët“ tjera.

Këto mjete të grumbulluara në këto fonde, shërbyen si mbështetje financiare.

Përveç ndihmave financiare, kem udhëhequr dhe ndihmuar edhe për organizimin   për hapjen e shkollave shqipe në Austri,tryeza të rrumbullakëta mbi përmasat e krimeve të gjenocidit nga ish regjimi komunist serbo jugosllav mbi popullsinë shqiptare. Si dhe

protestat për gjenocidin mbi shqiptarët protestat në Vjenë-Linz-Graz-Salzburg.... etj.

Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë sonë më të re, ne edhe tash e tutje duhet ta luajë rolin që na takon për t’u bërë një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare Shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat