Historia rrënqethëse e shqiptares që vrau vajzën angleze: Kishte sulmuar me thikë edhe nënën e motrën e vet

Diaspora

Historia rrënqethëse e shqiptares që vrau vajzën angleze: Kishte sulmuar me thikë edhe nënën e motrën e vet

Nga: H.O. Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personeli mjekësor e dinte që një grua e sëmurë mendore shqiptare që preu fytin e një vajze në Ditën e Nënës ishte një kërcënim për fëmijët - por ata që e vëzhgonin atë në komunitet nuk ishin në dijeni të rrezikut, zbulon një raport.

Një hetim i medias britaneze Daily Mail tregon se si vrasësja Eltiona Skana ishte e lirë të shëtiste pavarësisht historisë së saj tronditëse të dhunës dhe refuzimit për të marrë ilaqe anti-psikotike.

Image

Skana një 30 vjeqare e cila hyri në Mbretërinë e Madhe në mënyrë të paligjshme, e kapi shtatë vjeqarn Emily Jones derisa ajo po kalonte me skuter në një park në Bolton dhe i preu fytin me një thikë. Ajo vdiq menjëherë pas kësaj.

Gazeta ka marr një raport të brendshme nga NHS, e cila detajon një varg gabimesh dhe mundësitë e humbura nga 'Greater Manchester Mental Health NHS Foundation Trust', e cila ishte përgjegjëse për kujdesin e Skanas.

Image

Ndjekja penale e Skanas për vrasje u mbyll të premten, pasi prokuroët pranuarn se nuk ka asnjë perspektivë reale për ta dënuar.

Ajo u deklarua fajtore për vrasjen mbi bazën e përgjegjësisë së zvogëluar dhe do të dënohet të martën.

Babai i pikëlluar i Emily, Mark tha se Skana ishte një 'bombë me sahat' dhe që duhet të mbyllet në burg për pjesën tjetër të jetës së saj.

"Unë mendoj se ajo është e ndyrë' tha ai. "Si guxon ajo të marrë fëmijën tim nga unë?"

Image

"Frikacakja vrau fëmijën tim. Unë personalisht mendoj se ajo është e rrezikshme në publk dhe dua që ajo të kaloj të gjitha ditët tjera në burg".

"Sipas mendimit tonë incidenti nuk mund të ishte parashikuar ose parandaluar" thuhet në një raport të shkruar nga një mjek dhe dy infermierë.

Image

Skana u referua për herë të parë tek stafi i shëndetit mendor në Mançester vetëm tre muaj pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në 2014 dhe u vlerësua se kishte ide psikotike, përfshirë frikën se fqinjët e saj po planifikonin ta dëmtonin atë duke përdorur energji elektrike.

Në korrik 2015 ajo u sektor dhe u pranua në një njësi psikiatrike pasi mbajti një thikë kundër fqinjëve të saj. Ajo u shkarkua por u arrestua në shkurt 2017 pasi sulmoi nënën e saj.

'Ajo filloi të thoshte se kur ajo vrau nënën e saj, atëherë gjithçka do të ishte në rregull,' tha prokurori Michael Brady QC javën e kaluar në Gjykatën e Croën të Minshull Street në Mançester.

Image

Policia zbuloi se Skana kishte shkëputur energjinë elektrike në kazanin e pronës, hoqi llambat dhe hodhi TV-në e saj, për të cilën ajo pretendoi se po transmetonte zërat e fqinjëve të saj.

Gjykata dëgjoi se si ajo u ndalua në spital përsëri, por u arratis dhe u paraqit në shtëpinë e një shoku, duke kërkuar të shihte vajzën 13-vjeçare të shoqes së saj pa ndonjë arsye të dukshme 'ndërsa ishte e armatosur me thikë'.

Kur u pyet nga shoqja e saj për prerjen e shkurtër të flokëve, ajo u përgjigj se ajo 'preu flokët, në vend se të prerë kokat e të tjerëve'.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat