Çifti shqiptar gjendet i copëtuar në 3 valixhe/ Çfarë shkruante gazetarja pak ditë pas zhdukjes së tyre

Diaspora

Çifti shqiptar gjendet i copëtuar në 3 valixhe/ Çfarë shkruante gazetarja pak ditë pas zhdukjes së tyre

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:30
Shpëtim dhe Teuta Pesho

Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe të ndryshme janë gjetur në Itali, midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano.

Autoritetet italiane kanë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të identifikuar si Shpëtim dhe Teuta Pesho, të zhdukur që prej datës 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.

Ndërkohë që autoritetet italiane njoftojnë se hetimet po vazhdojnë në disa pista.

Mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe “të mbrojtura” nga një lloj paketimi.

Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj.

 Dyshohet se mbetjet mund të hënë hedhur në kamp nga një makinë që kalonte në autostradë, ose vrasja  e dyfishtë mund të jetë kryer në vend.  Të gjitha hipotezat janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit.

Por çfarë shkruante më 18 nëntor 2015 gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi:

Çifti shqiptar Shpëtim e Teuta Pesho prej dy javësh rezultojnë të humbur në territorin italian, Lajmin e zhdukjes së ciftit e kanë dhënë dy vajzat e tyre që jetojnë prej vitesh në Itali.

Prej datës 1 Nëntor Shpëtim e Teuta Pesho nuk përgjigjen thirrjeve telefonike të familjarëve e kanë humbur cdo gjurmë.

Çifti Pesho ka jetuar për një kohë të gjatë në komunën Kastelfiorito në provincën e Firences, por pas humbjes së vendit të punës,  ata janë trasferuar në Shqipëri. Familjarët tregojnë se vitet e fundit cifti Pesho jetonte dy muaj në vit në Itali, për të kryer kontrolle mjekësore.

Çifti Pesho kishte mbërritur më datën 1 tetor në qytetin e Firences duke marrë një apartament me qera. Vajzat tregojnë se të shtunën më datën 31 tetor kishin kaluar ditën së bashku me prindërit në komunën e Kastelfioritos, ku kanë shëtitur dhe në tregun e qytezës.

Çifti Pasho ka kaluar natën e 31 nënëtorit tek një i afërm i tyre në këtë qytezë. Të nesërmen në mëngjes janë dëgjuar në telefon me vajzat e kanë informuar se do të ktheheshin në Firence në apartamenti e tyre.

“Ishin të qetë, e nuk i shqetësonte asnjë problem i rëndësisëhm, tregojnë vajzat për median lokale “Il Tirreno”. Nga kjo bisedë nuk kemi më asnjë kotakt me prindërit tanë.”

Ditët e para telefoni i Shpëtim Pesho ishte i lirë por askush nuk përgjigjej ndërsa ditët më vonë përgjgjet vetë sekretaria telefonike.

Më datën 8 nëntor dy vajzat denoncojnë humbjen në policinë italiane me apelin, “Prindërit tanë janë zhdukur. Jemi të preokupuar. Kemi menduar gjithcka e nuk arrijmë ta kuptojmë se ku mund të jenë:”

Gjurma e fundit e ciftit Pesho është në apartamentin e marrë me qera në qytetin e Firences. E zonja e shtëpisë ka informuar se cifti Pasho ka marrë gjithcka e nuk ka lënë asgjë në apartament, as valixhie, as para e as dokumenta.

Cifti Pasho nuk zotëron makinë e në Firence kanë mbërritur me autobuz.

Fillimisht u dyshua për një udhëtim të tyre tek të afërmit në Gjermani, por kjo hipotezë nuk u vërtetua.

Për momentin policia italiane mendon për një largim vullnetar të çiftit Pasho edhe pse vajzat dyshojnë shumë.

Policia italiane po kontrollon të gjitha thirrjet telefonike e drejtimet e mundshme të largimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat