Për një laknor Valon nuk bën me ia fshi 1000 pite diasporës!

Diaspora

Për një laknor Valon nuk bën me ia fshi 1000 pite diasporës!

Sabit Abdyli Nga Sabit Abdyli Më 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Valon Syla

Të vlerësuarit me kryet ne thes (njëanshëm) të një komuniteti në bazë të një individi është 100% i gabuar dhe në të shumtën e rasteve me qëllim denigrimi për hesape të ulëta ose të porositura.

Ta fusësh diasporën shqiptare me një thes të një, dy, qoftë edhe 100 e më shumë individë, që parkojnë vend e pa vend veturën, nuk respektojnë shpejtësinë kanë sjellje arrogante është më shumë se cinizëm.

Gazetari Valon Syla iu turr nga studiot televizive diasporës në stilin, siç thuhet në popull “për një plesht me djeg jorganin”. Të thuash për diasporën ato që i tha Syla janë ofendim i rëndë për pjesën tjetër shumicë të diasporës, që nëpër shekuj kanë bërë shumë për vendin e kombin.

Ka harruar Syla se në themelin e shteteve shqiptare gurët e parë i hodhën mërgimtarët. Alfabeti, shkronjat shqipe, gazetën e parë, tekstet shkollore, librat shkollor, poezitë, dramat e romanet në shqip flamurin i sollën mërgimtarët, himnin e shkroi mërgimtari, funksionimin e shtetit paralel nën okupim, shkollën shqipe (1990-1999) të ndaluar në Kosovë e mbajti mërgata.

Armët u blenë me para të mërgatës, shumë nga ta që dihen me emra e mbiemra me të dëgjuar krismat e para të lirisë në Kosovë lanë shkollimin, jetën në Evropë e vende tjera dhe ju bashkëngjitën luftës. Për një laknor Valon nuk bën me ia fshi 1000 pite diasporës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat