“Një grua e ka ndihmuar Elona Kaleshin”, fqinjët zbulojnë detaje nga vrasja e çiftit Pasho

Diaspora

“Një grua e ka ndihmuar Elona Kaleshin”, fqinjët zbulojnë detaje nga vrasja e çiftit Pasho

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
Shpëtim dhe Teuta Pasho dhe Elona

Mediat italiane kanë bërë publike detaje të reja në lidhje me vdekjen makabre të çiftit shqiptar nga Vlora, i cili u gjet i masakruar brenda 4 valixheve.

Raportohet se Elona Kaleshi ka pasur të paktën një bashkëpunëtore tjetër vajzë në kryerjen e vrasjes së dyfishtë të Shpëtimit dhe Teuta Pashos.

Këta të fundit u gjetën midis 10 dhe 16 dhjetorit të këtij viti në një fushë ngjitur me burgun e Solliçiano.

Njëri nga tre dëshmitarët në pallatin ku ka ndodhur krimi pohon se ka parë vajza duke dalë nga banesa, duke treguar edhe njëherë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme por me të paktën një bashkëpunëtore tjetër grua.

Njëra prej tyre, për karabinierët dhe zv. prokuroren Ornella Galeotti, është Elona Kalesha, e arrestuar më 22 dhjetor dhe në atë kohë e dashura e Taulant Pasho, djalit të çiftit të vrarë.

Por nëse Elona kishte vërtet një rol në vrasjen e dyfishtë, një grua tjetër mund ta ketë ndihmuar atë në transportimin e valixheve.

Për më tepër, askush nuk beson se ish e dashura mund të kishte bërë gjithçka vetëm, madje duke pranuar që Shpëtim Pasho u vra në gjumë me një goditje në fyt. Gruaja ka shenja dhe hematoma të një rrahje të rëndë, aq sa edhe mund t’i ketë shkaktuar vdekjen.

Për këtë arsye, prokurorja Galeotti së shpejti do të shkojë në Zvicër për të marrë në pyetje Taulant Pashon në burgun e Aarau, ku ai po kryen dënimin për vjedhje. Kjo nuk do të thotë që djali i çiftit të vrarë po hetohet, por ai mund të dinte elementë të dobishëm për rindërtimin e historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat