Krimi mizor ndaj çiftit Pasho, tani nuk ka asnjë dyshim: Bashkëpunëtore edhe një grua tjetër

Diaspora

Krimi mizor ndaj çiftit Pasho, tani nuk ka asnjë dyshim: Bashkëpunëtore edhe një grua tjetër

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 08:15
Shpëtim dhe Teuta Pasho dhe Elona Kalesha

Nuk ka më dyshime! Trupat e copëtuar dhe të gjetur brenda katër valixheve në Sollicciano janë të çiftit nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, përkatësisht 54 dhe 52 vjeç.

Konfirmimi u bë në bazë të analizave gjenetike të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të spitalit Careggi, i cili mori gjithashtu edhe mostrat nga dy vajzat e çiftit.

Për vrasjen mizore të çiftit është akuzuar zyrtarisht, Elona Kalesha, 36 vjeçe nga Durrësi, ish-e dashura e djalit të tyre, Taulantit, i cili në atë kohë ndodhej në burg.

Mediat italiane hedhin dyshime se në krim është përfshirë edhe një femër e dytë. Një nga dëshmitarët foli për “vajzat” që largoheshin nga banesa përmes Fontana. Ai thotë se pa një femër tjetër përveç Kaleshës të largohej nga banesa me një karrocë. Gruaja e dytë sipas dëshmitarit, mund ta ketë ndihmuar 36-vjeçaren në transportimin e trupave me 4 valixhet.

Ndërkohë, magjistrati së shpejti do të shkojë në Zvicër për të marrë në pyetje ish-të dashurin e Elona Kalesha, i cili u arrestua më 22 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat