Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho në Itali/ Policia nis një tjetër pistë hetimi, bëhet fjalë për...

Diaspora

Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho në Itali/ Policia nis një tjetër pistë hetimi, bëhet fjalë për...

Më: 3 janar 2021 Në ora: 07:38
Elona Kalesha, Shpëtim dhe Teuta Pasho

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të plotësuar çdo detaj të vrasjes së çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, të cilët u zhdukën në ditët e para të nëntorit 2015 dhe u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, nga data 10 deri në 15 dhjetor. 

Autoritetet kanë bërë një 'vizitë' nY një kompani, në aspektin e një kërkimi për të zbardhur enigmën e plotë të vrasjes së bashkëshortëve Pasho, për të cilën zonat e "errëta" janë edhe më shumë se një. Ditët e fundit, karabinierët bënë një ndalesë në zonën Empolese.

Më saktësisht, ata e kanë hedhur vëmendjen e tyre te një kompani me qendër në zonën industriale të Terrafino dhe po kërkojnë materiale të ngjashme me ato të përdorura për të 'paketuar' eshtrat e Shpëtim dhe Teuta Pashos pas vrasjes.

Që prej nëntorit të 2015 asnjë lajm prej tyre, për vite me radhë, megjithë thirrjet e përsëritura nga vajza e tyre Dorina. Në burg, për vrasjen e tyre është Elona Kalesha ish- e dashura e djalit të çiftit Pasho, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve, ndonëse ka dyshime të forta se nuk e ka bërë e vetme krimin.

Duke qenë se ajo akuzohet se pasi e ka vrarë çiftin dhe ka masakruar trupat e tyre, edhe i ka paketuar në mënyrë skrupuloze, duke i copëtuar dhe futur në valixhe, kësisoj materiali i përdorur mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.

Megjithatë nga kjo vizitë ende nuk ka informacione nëse kanë marrë të dhëna që do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e ndonjë detaji tjetër që do të hidhte dritë mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat