Policia greke s’u beson syve kur ndalon makinën luksoze: Alket Rizai shëtiste me bandën e vrasësve!

Diaspora

Policia greke s’u beson syve kur ndalon makinën luksoze: Alket Rizai shëtiste me bandën e vrasësve!

Më: 30 janar 2021 Në ora: 08:54
Alket Rizai

Kur oficerët e policisë greke të Ndërhyrjes së Shpejtë ndaluan në qytet një makinë luksoze për kontroll, ata nuk mund ta imagjinonin se çfarë do të shihnin.

Gjithçka filloi në mesditën e së premtes kur një BMW e zezë me xhama të errët tërhoqi vëmendjen e Policisë në një makine patrullimi të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe e ndaloi atë për kontroll në kryqëzimin e rrugëve Kyprou dhe G. Plati në Lamia.

Kur dera e pasagjerit u hap, Policia, si dhe të gjithë qytetarët që ishin në postbllok, nuk u besuan syve! Bashkë me shoferin  në ndenjësen e parë nuk ishte askush tjetër përveç  Alket Rizai, një i burgosur "peshë e rëndë" e burgut Domokou!!!

Siç u zbulua nga kontrolli, i burgosuri kishte marrë leje nga burgu Domokou, ndërsa shoferi i makinës luksoze të blinduar ishte një nga personat më të njohur në jetën e natës së  Athinës.

Greku që shoqëronte Alket Rizai ishte Vasili Varelas, gjithashtu i dalë me leje nga burgu. Varelas është një nga kriminelët më të njohur grekë, personi që në 2011 urdhëroi ekzekutimin e at e bir shqiptar, Fillim dhe Oligert Mesajën.  Rizai dhe Varelas kishin dolë me leje nga burgu të premten pasdite për 5 ditë. Varelas ka qenë dublant i Jack Norris në Hollywood.

Pasagjeri i tretë

Por, në makinë ndodhej edhe një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, detajet e të cilit, kur u kontrolluan nga policia, goditën sistemin "e kuq". Sipas LamiaReport, 36-vjeçari ishte në kërkim për vrasje dhe veprime të tjera kriminale. 36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Fthiotida, ku qëndroi deri natën vonë derisa një ekip special policie mbërriti nga Athina për ta marrë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat