Shqiptarët që ia mësyjnë Austrisë duhet t’i kenë parasysh këto masa

Diaspora

Shqiptarët që ia mësyjnë Austrisë duhet t’i kenë parasysh këto masa

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Austria, e cila më 1 shkurt kishte paralajmëruar një zbutje të regjimit të koronës, po i bën përsëri më të rrepta kushtet e hyrjes në vend.

Në të ardhmen, të gjithë ata që hyjnë, përfshirë udhëtarët e rregullt ndërkufitarë, do të duhet të regjistrohen dhe të tregojnë një test negativ të koronës një herë në javë, thotë Ministri i Brendshëm Karln-Nehammer, shkruan srf.ch.

Megjithatë, udhëtarët e rregullt ndërkufitarë përjashtohen nga karantina e detyrueshme dhjetë ditore. Të gjithë të tjerët detyrohen që, pas hyrjes në vend, të futen në karantinën që zgjat dhjetë ditë.

Për të gjithë udhëtarët e tjerë, nuk do të zbatohet më “testi falas” i cila ishte i mundshëm më parë, pas pesë ditësh karantinë.

Përveç kësaj, do të shtrihen kontrollet ekzistuese kufitare me vendet fqinje si Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria dhe Sllovenia.

Në veçanti Republika Çeke ka një numër shumë të lartë të infeksioneve të reja, shpjegon Ministri Nehammer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat