Telegram ngushëllimi familjes Bahtiri për profesorin, mikun, veteranin dhe atdhetarin tonë Prof. Rizah Bahtiri

Diaspora

Telegram ngushëllimi familjes Bahtiri për profesorin, mikun, veteranin dhe atdhetarin tonë Prof. Rizah Bahtiri

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:42
Hysen Ibrahimi

E nderuara familja Bahtiri,

I nderuar miku ynë, Prof, Fetah Bahtiri,

Të nderuar miq,

Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e Prof. Rizah Bahtirit, një veteran i arsimit shqip në Kosovë. Profesor Rizahi ishte një patriot, një personalitet i shquar, një mësimdhënës i dëshmuar, përkrahës i madh i Presidentit Ibrahim Rugova. Vepra e tij do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë gjeneratave.

Prof. Rizah Bahtiri, është vëllai i prof. Fetah Bahtirit, njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi. Shoqata jonë kishte përkrahjen edhe të Prof. Rizah Bahtirit, i cili merrte pjesë shpesh në përurimet e librave në Kosovë. Sëmundja e rëndë e largoi atë nga kjo jetë, por veprat e tij asnjëherë nuk do të harrohen.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Prof. Rizah Bahtirin dhe veprën e tij të ndritur!

Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Ängelholm, 8 shkurt 2021

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat