Mediat britanike e konsideruan “trafikanti idiot shqiptar”, Olsi Beheluli tregon të vërtetën e fotos me një shumë të madhe parash

Diaspora

Mediat britanike e konsideruan “trafikanti idiot shqiptar”, Olsi Beheluli tregon të vërtetën e fotos me një shumë të madhe parash

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:55
Olsi Beheluli

Trafikant idiot droge! Kështu e kanë cilësuar mediat britanike shqiptarin Olsi Beheluli. 24-vjeçari, është arrestuar në Britani të Madhe pasi kishte postuar në mediat sociale fotografi ku vetë pozonte para një shume prej 250 mijë stërlina, çka autoriteteve i ka krijuar dyshime se ai merret me aktivitet të jashtëligjshëm.

Olsi Beheluli ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar se si qëndron e vërteta e fotos që bëri bujë në mediat britanike.

Olsi është arrestuar nga policia britanike në vitin 2014. Por ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat, ai thotë se nuk ka qenë ajo foto arsyeja e arrestimit.

“E vërteta është që nuk e kam postuar unë atë foton, nuk e kisha idenë që ajo foto është bërë me telefonin tim. Ajo foto nuk tregonte as datë, asgjë. Foto është bërë dy vite para se unë të arrestohesha. Po ta kisha hedhur unë online, do isha kapur me kohë. Nuk ka qenë kjo arsyeja e arrestimit tim. Kur më kanë arrestuar mua, ato nuk e dinin as emrin dhe asgjë për mua. Foto ka dalë pasi kam hyrë në burg. Kjo foto thonë që është hedhur në “Twitter”, unë s’kam pasur ndonjëherë “Twitter”. Unë vetëm “Facebook” kam pasur. E kisha harruar që ajo foto është postuar nga unë”, tha ai.

Beheluli u shpreh se ka dalë nga burgu prillin e vitit të kaluar dhe thotë se paratë në foto asnjëherë nuk janë verifikuar si të pista. “Ato paratë ishin të pastra, i përkisnin dikujt që është njeriu im”, tha ai.

I pyetur nëse do të dëbohet nga Anglia, Beheluli tha se nuk është e vërtetë. “Unë do kthehem në Shqipëri për pushime. Kam 21 vite në Angli dhe kam bërë shkollim këtu”, përfundoi ai.

Image
Olsi Beheluli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat