Po udhëtonte me 225 mijë paund të fshehura në serbator, vihet në pranga shqiptari në portin e Barit

Diaspora

Po udhëtonte me 225 mijë paund të fshehura në serbator, vihet në pranga shqiptari në portin e Barit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Parat

Guarda Di Finanza së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, finalizuan një operacion të rëndësishëm të konfiskimit të parave në një furgon që vinte nga Anglia drejt  Shqipërisë, në Bari.

Mediet italiane raportojnë se nga një kontroll i kujdesshëm, që u krye në mjetin me targa angleze në port, bëri të mundur gjetjen e mbi 225 mijë paund, të cilat ishin ndarë në dhjetëra tufa.

Shoferi u denoncua për mosrespektimin e detyrimit për të raportuar transportin e një shume të tillë monetare në kufi.

Ky është konfiskimi i 22-të i kryer që nga fillimi i vitit, duke pasur parasysh udhëtarët zbulohen pothuajse çdo ditë në portin e Barit, gati për të hipur në tragete (sidomos për në Shqipëri) duke transportuar më shumë se 10 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat