Pse u ekzekutua shqiptari në Islandë? Mes të arrestuarve edhe një nga njerëzit më të fuqishëm të...

Diaspora

Pse u ekzekutua shqiptari në Islandë? Mes të arrestuarve edhe një nga njerëzit më të fuqishëm të...

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:55
Armando Beqiri

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë.

Një 40 vjeçar që po mbahet në paraburgim dhe që konsiderohet si një nga njerëzit më të fuqishëm të botës së drogës në Islandë, ka mohuar të ketë gisht në krim.

Islandezi i arrestuar thotë se është i pafajshëm dhe ka apeluar vendimin.

Mediat në Reikjavik raportojnë se ka shkuar në 8 numri i të arrestuarve për vrasjen e Beqirit, ndërsa mësohet se 4 prej të arrestuarve kishin lidhje dhe njohje me njëri tjetrin.

“Policia ka arrestuar katër persona të tjerë në lidhje me hetimin për vrasjen në fundjavën e kaluar. Nuk është e mundur të jepen informacione të mëtejshme për çështjen në këtë moment” tha policia.

Hetimi po përqendrohet nëse vrasja ka lidhje me një përplasje të rastit apo luftë për pushtet në botën e krimit.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai njihej si një person i respektuar në komunitet dhe  ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private.

Image
Armando Beqiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat