“Erdhi kastile”, vrasësit e shqiptarit para gjykatës, blindohet Reikjaviku, policia: Frika që kemi

Diaspora

“Erdhi kastile”, vrasësit e shqiptarit para gjykatës, blindohet Reikjaviku, policia: Frika që kemi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 00:05
Armando Beqiri

Vrasja e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë ka tronditur kryeqytetin Reikjavik, ndërsa deri tani janë tetë të arrestuar. Katër prej të arrestuarve, mbrëmjen e sotme u dërguan përpara gjykatës, ndërsa godina u blindua me forca të shumta policie. Mediat në Islandë shkruajnë se kjo gatishmëri është e pazakontë dhe nuk është parë asnjëherë.

Të arrestuarit janë nga disa shtete, ndërsa i dyshuari kryesor është lituanez. Mes tyre ka edhe vendas, njëri është informator për çështjet e drogës në Reikjavik.

Të arrestuarit sipas policisë kishin shkuar në ditët e fundit në Islandë, pra nuk jetonin atje, por në Spanjë dhe vende të tjera të Europës. “Njëri prej tyre erdhi në Islandë në mënyrë të qartë për të kryer vrasjen” thotë policia.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Por përse u vra shqiptari?

“Ekziston frika se çështja ka të bëjë me krimin e organizuar në këtë vend” thotë policia në Reikjavik. Karl Steinar Valsson, zyrtar i policisë islandeze tha se “krimi i organizuar kishte zënë rrënjë në Islandë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të përfshirë janë njerëz nga Polonia, Lituania, Shqipëria dhe Rumania. Duket se ka disa përzierje midis grupeve që punojnë së bashku me islandezët në aktivitete të organizuara kriminale” tha ai.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, sipas medieve bazuar te informacionet nga policia nuk kishte konflikte, ndërsa njëri nga të arrestuarit për ngjarjen është lituanez i njohur në Reikjavik për lidhje me botën e krimit.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat