Vrasja e Armando Beqiri në Islandë/ 7 të arrestuar, mes tyre ‘bosi i drogës’. Sillte lituanezët për t’i mbyllur…

Diaspora

Vrasja e Armando Beqiri në Islandë/ 7 të arrestuar, mes tyre ‘bosi i drogës’. Sillte lituanezët për t’i mbyllur…

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:59
Armando Beqiri

Zbardhen detaje të tjera nga vrasja e 33 vjeçarit shqiptar Armando Beqiri në Reykjavík të Islandës të shtunën në derë të shtëpisë.

Lidhur me vrasjen e 33 vjeçarit deri më tani janë arrestuar 7 persona. Mes të arrestuarve, është vetëm një Islandez kurse të tjerët janë shtetas të huaj, shumica jetojnë në këtë vend.

Sipas medieve të huaja islandezi i arrestuar është Anton Kristinn, i cili raportohet se ka qenë aktiv në botën e drogës për vite me radhë. Ai është deklaruar i pafajshëm për përfshirje në veprimtari kriminale dhe apeloi urdhrin e paraburgimit në Gjykatën Kombëtare. Kristinn sillte njerëz nga Lituania për të punuar me të dhe për të mbrojtur veten.

Të arrestuarit e tjerë që janë të huaj  kanë punuar për Anton Kristinn, i cili raportohet se ishte në një pozicion të vështirë në botën e krimit këto ditë pasi akuzohej se kishte qenë informator policie për vite me rradhë. Të huajt thuhet se janë sjellë në Islandë për të mbrojtur Antonin.

Beqiri është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua. 33 vjeçari nga Tepelena dyshohet se është i përfshirë përfshirë në aktivitet kriminal, dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat