Shqiptari që jeton prej 9 vitesh në Kenia: Bëj gjizën dhe kosin, këtu na njohim prej...

Diaspora

Shqiptari që jeton prej 9 vitesh në Kenia: Bëj gjizën dhe kosin, këtu na njohim prej...

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:11
Shpëtim Redo

Emisioni “Shqipëria Live” sot ditën e sotme intervista të bukura me shqiptarët që jetojnë në vendet e ndryshme të botës.

Nga Kenia ishte në lidhje të drejtpërdrejtë, Shpëtim Redo, i cili tha se edhe “në Hënë po të shkosh, do të gjesh shqiptar”.

“Jemi 11 familje që bashkë me fëmijët shkojnë rreth 41 persona. Nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Kur ju përmend Shqipërinë njerëzve këtu, reagojnë Nënë Tereza. Shumë prej tyre, hapin portofolin dhe tregojnë foton e saj. Na bën shumë krenarë që ndajmë të njëjtin gjak me të. Në Afrikë bamirësia luan një rol shumë të rëndësishëm, edhe ne jemi bërë pjesë e tyre, duke qenë se e kemi në gen”, tha Redo.

Ky i fundit tha se shqiptarët janë të mirë integruar në Kenia dhe jo vetëm. “Kam jetuar 23 vite në Austri, 9 këtu. Ne integrohemi shumë shpejt me shoqërinë e re, por jo të asimiluar. Ne e ruajmë mirë traditën”, tha ai.

Madje u shpreh se duke qenë se është rritur te gjyshja në fshat, tani e bën vetë gjizën dhe kosin.

“Nuk është kualiteti i atjeshëm, por nuk është keq. Mundohemi që të tregojmë ushqimet tona të mrekullueshme dhe kërcimet tona”, tha Redo i cili e mbylli intervistën me: “Zoti bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë”.

Image
Shqiptarët në Kenia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat