Mbi 3 kuintalë drogë në furgon dhe dy pistoleta në shtëpi, arrestohet shqiptari dhe e dashura ukrainase

Diaspora

Mbi 3 kuintalë drogë në furgon dhe dy pistoleta në shtëpi, arrestohet shqiptari dhe e dashura ukrainase

Më: 5 mars 2021 Në ora: 22:08
Droga e sekuestruar

Një 35 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Petro Spiro dhe Ganna Chaplygina, një 24-vjeçare ukrainase, e dashura e tij, janë arrestuar nga policia italiane pasi iu gjendën 320 kilogram lëndë narkotike, hashash dhe marijuanë. 

Furgoni me të cilin lëvizte çifti dhe që kishte qëndruar për një kohë të gjatë i parkuar pranë një qendre tregtare, ngjalli dyshime të forta te forcat e rendit.

Pas kërkimit, Karabinierët identifikuan dy personat të cilat nuk mundën të justifikonin praninë e tyre në Salento.  

Brenda automjetit u gjetën 265 kilogramë marijuanë dhe mbi 63 hashash, e ndarë në pako të ndryshme, shkruajnë mediat italiane.

Ndërsa në banesën e shqiptarit, në Campo Di Marte, karabinierët e Firenztes gjetën 8.5 kg hashash, 30 gramë marihuanë, 4,5 gramë kokainë dhe substanca të ndryshme. Gjithashtu u gjetën edhe dy pistoleta të paligjshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat