Londër/ 20 kg kokainë me vlerë 1.6 milion paund, arrestohen dy shqiptarë

Diaspora

Londër/ 20 kg kokainë me vlerë 1.6 milion paund, arrestohen dy shqiptarë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:37
Droga iu gjet në një apartament në  Rotherhithe në juglindje të Londrës.

Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër pasi iu kapën 20 kilogramë kokainë me vlerë shitje në rrugë 1.6 milion paund si dhe £25,000 cash.

Droga iu gjet në një apartament në  Rotherhithe në juglindje të Londrës. Top Channel duke iu referuar komunikatës për mediat të NCA raporton se dy shqiptarët e arrestuar ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për trafik droge të klasit A, janë Vidiol Murataj, 43 vjeç dhe Fatjon Nakaj, 31 vjeç.

Sipas komunikatës për mediat të NCA-së, ekipi “Organised Crime Partnership (OCP)” në bashkëpunim me “National Crime Agency” dhe Policinë Metropolitane ndërmorën një operacion në një apartament në  Helena Square më (04/03/2021), ku e gjetën kokainën dhe paratë cash të fshehura në zona të ndryshme të këtij apartamenti.

Sipas hetueseve anglez, nëse kjo drogë do të shitej në rrugë kapte vlerën e  £1.6 milion stërlinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat