2 goditje me thikë në këmbë e 3 në trup, avokati i shqiptares që u vra në Itali: Nuk dihet nëse ka punuar si prostitutë

Diaspora

2 goditje me thikë në këmbë e 3 në trup, avokati i shqiptares që u vra në Itali: Nuk dihet nëse ka punuar si prostitutë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:43
Luljeta Heshta

Më 7 shkurt të këtij viti ndodhi një ngjarje shumë e rëndë në Itali. Luljeta Heshta u vra rreth orës 13:00 në Milano, me 5 goditje me thikë. Mediat italiane shkruanin se shqiptarja ishte prej 10-vitesh në Itali dhe se njihej si prostitutë.

47-vjeçarja u vra në rrugë, pasi u ndjek nga autori i veshur totalisht me të zeza. Ky i fundit e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur 2 herë në këmbë dhe 3 herë në trup, ku i ka shkaktuar vdekjen.

Ditën e sotme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, avokati i të ndjerës, Bledar Rexho, i cili u shpreh se është vështirë të flasësh për një ngjarje të tillë, pikërisht me rastin e 8 Marsit.

Më pas, avokati shtoi se nuk duhet raportuar se e ndjera ka punuar si prostitutë, pasi kjo ende nuk është hetuar nga prokuroria, por vetëm kanë shkruar mediat italiane.

“Është vështirë të flasësh për 8 Mars për një ngjarje të tillë. Është një ngjarje shumë e rëndë. Në lidhje me profesionin, kanë dalë vetëm në media, pasi nuk ka akuza të tilla nga prokuroria. Nuk mund të flasim për këtë çështje, për aq kohë sa prokuroria po bën hetimet e duhura dhe në mënyrë specifike”, tha Rexho.

Ndërsa duke folur për autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, avokati i shpreh se ka të bëjë me shtetasin me inicialet A. K., po shqiptar.

“Ka një të dyshuar zyrtarisht, nuk di nëse ai e ka pranuar apo jo vrasjen. I dyshuari është ndaluar ditën që ka ndodhur ngjarja. Është ndaluar e më pas është njohur me akuzuat, “Vrasje me dashje”, dhe me “Dënim me burgim të përjetshëm” nëse del fajtor”, tha ai.

Resho shtoi se mes tyre ka patur një lidhje afrimiteti, por nuk dihet nëse kanë qenë bashkëjetues.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat