Hodhën kavanozin me kokainë nga dritarja/ Dy shqiptarë në pranga

Diaspora

Hodhën kavanozin me kokainë nga dritarja/ Dy shqiptarë në pranga

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:34
Policia italiane

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali pasi u kapën duke transportuar kokainë me automjetin e tyre.

Mediat italiane bëjnë me dije se fillimisht ata hodhën një kavanoz nga dritarja dhe nxituan t’ia mbathin nga vendin e ngjarjes.

Policia u vu pas tyre dhe më pas i arrestoi.

Të dy të rinjtë figurojnë më precedentë të mëparshëm penalë.

Në momentin e arrestimit, ata kanë deklaruar se përshpejtuan lëvizjet për shkak të frikës nga sanksionet për shkeljen e masave anti-COVID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat