4 shqiptarët në Londër kapen me qindra kg kokainë e mbi 400 mijë paund

Diaspora

4 shqiptarët në Londër kapen me qindra kg kokainë e mbi 400 mijë paund

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Policia londineze ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, municion, 60,000 £ dhe kokainë në një apartament në Londër, në të cilin rrinin dy shqiptarë. 

Policia bastisi shtëpinë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës ku kapën mbi 100 mbështjellëse të kokainës, peshore dhe sende të tjera të tregtimit të drogës, së bashku me 60,000 £ të dyshuara se vijnë nga aktivitete kriminale.

Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për armëmbajtje dhe municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ndërkohë dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund, pas një operacioni në Colindale.

Shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se po mbushnin qytetin me kokainë të kalist A.

Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Willesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harroë Crown muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat