Kapet në Gjermani rumuni me 11 identitete që "gënjeu" kompaninë shqiptare, përfitonte 426 mijë euro

Diaspora

Kapet në Gjermani rumuni me 11 identitete që "gënjeu" kompaninë shqiptare, përfitonte 426 mijë euro

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Policia e shtetit ka përmbyllur me sukses një operacion në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtirmit kompjuterik.

Pas një periudhe 4-vjeçare, në lidhje me kallëzimin e marrë në vitin 2017 nga një kompani shqiptare, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, duke qenë se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit. Policia Gjermane ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Rumuni ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përfituar më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin kriminal që në vitin 2013.

Dyshohet se ka përdorur 11 identitete të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat