Drejtohej nga një shqiptar, sekuestrohet 1 kg kokainë në një kamion në portin e Brindisit

Diaspora

Drejtohej nga një shqiptar, sekuestrohet 1 kg kokainë në një kamion në portin e Brindisit

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Sekuestrohet një kg kokainë në portin e Brindisit në Itali. Droga u zbulua dje në mëngjes, në Costa Morena në Brindisi.

Mediat italiane raportojnë se droga u kap në një kamion që drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Guardia di Finanza, u desh që të ndërhynin punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses, pasi prenë rimorkion, ku zbuluan dhe drogën e fshehur.

Aktualisht hetimet nga ana e policisë italiane po vijojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat