Banda e hajdutëve tenton t’i shpëtojë policisë, gjatë arratisjes përplasin “Audi-in”. Arrestohet shqiptari

Diaspora

Banda e hajdutëve tenton t’i shpëtojë policisë, gjatë arratisjes përplasin “Audi-in”. Arrestohet shqiptari

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, mëngjesin e ditës së djeshme, i cili akuzohet për vjedhje të rëndë dhe përdorim të mallrave të vjedhura.

Mediat e huaja shkruajnë se që nga nëntori i vitit 2019 shqiptari, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, kishin realizuar 3 vjedhje në komunat e Fiamignano dhe Borgo San Pietro. Banda, duke drejtuar një Audi të fuqishëm sportiv, të vjedhur pak më parë në kryeqytet, kishte grabitur disa apartamente, duke marrë pasuri që kapnin vlerën e 4 mijë eurove.

Prania e kriminelëve nuk kishte kaluar pa u vërejtur në qytetet e vogla të Cicolano, ku menjëherë pas alarmit patrullat mbërritën në vendin e ngjarjes. Arratisja e hajdutëve nuk zgjati shumë. Ndërsa po përpiqeshin që të arratiseshin me shpejtësi nga qendra, Audi përfundoi duke u përplasur në një mur dhe shqiptari bashkë me personat e tjerë ishin larguar në këmbë.

Brenda automjetit, u gjetën mjete që ata përdornin për të kryer vjedhjet dhe sende të vjedhura. Karabinierët e Cittaducale për këtë arsye filluan një hetim kompleks që lejoi identifikimin e njërit prej kriminelëve me vendbanim në periferi të kryeqytetit, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër pronës dhe personit.

Kështu vetëm mëngjesin e djeshëm policia arriti që të arrestonte shqiptarin dhe tashmë vijon ndjekja për anëtarët e tjerë të bandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat