“Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe ..!”, arrestohet bullgari që përdhunoi shqiptaren në Greqi

Diaspora

“Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe ..!”, arrestohet bullgari që përdhunoi shqiptaren në Greqi

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Policia greke ka arrestuar 35-vjeçarin bullgar që përdhunoi një grua shqiptare tre ditë më parë në Athinë, që punonte si pastruese në Petralona. Dje, gruaja dëshmoi para autoriteteve orët e tmerrit.

“Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë” tha ajo. “Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.

Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’ tha më tej ajo.

Gruaja më pas përshkroi se si arriti të shpëtonte. “Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo.

50-vjeçarja shpjegoi se nuk e njeh autorin 35-vjeçar. “Unë nuk e njoh fare. Unë dua që ai të dënohet” deklaroi shqiptarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat