Pandemia dhe Pushimet/ Ja çfarë duhet të bëjnë mërgimtarët në Zvicër para se të hyjnë në Kosovë Lindore

Diaspora

Pandemia dhe Pushimet/ Ja çfarë duhet të bëjnë mërgimtarët në Zvicër para se të hyjnë në Kosovë Lindore

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:46
Pamje nga Zvicra

Gati ka mbaruar edhe ky vit shkollor 2020/21 në Zvicër dikush ka përfunduar më herët, e dkush në javën e ardhshme sikur pjesa frankofone.

Mërgimtarët janë bërë gati për pushime, por tek ta ka një sërë pyetjesh dhe dilema se duhet apo jo testi PCR për të udhëtuar drejt vendlindjes edhe pse Zvicra ka hequr nga karantina Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë etj..nga lista vendeve ne rrezik.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka kontaktuar për ju ambasadën serbe ne Bernë dhe ka marr disa njoftime interesante që duhet t’i kenë parasysh mërgimtaret para se të hyjnë në Serbi.

Kësaj radhe do t’ju japim disa sqarime, këshilla dhe njoftime me interes vetëm për ata mërgimitarët nga Kosova Lindore dhe gjithë qytetaret tjerë që posedojnë pasaporta te Serbisë.

Kjo vlenë edhe për shqiptarët e Kosovës të cilët ende posedojnë pasaporta të Serbisë, numri i të cilëve nuk është i vogël!

Dihet ata që kanë marr vaksinën dhe posedojnë certifikatën e verdhe e kanë më së lehti, hyjnë dhe dalin në Serbi pa kurrfarë problemi!

Ata që posedojnë pasaporte zvicerane për të hyrë në Serbi nevojitet testi PCR – Ndërsa fëmijët deri në moshën 12 vjeçare s’ka nevojë, atyre ju lejohet pa problem me hy në Serbi, kurse atyre mbi 12 duhet të kenë testin PCR, nëse nuk e kanë mund ta bëjnë në Serbi, ne qytetin e tyre ku shkojnë ata!

Kurse ata me pasaporte serbe që nuk kanë bërë test, ata mund ta bëjnë edhe ne komunën, qytetin ku shkojnë, ku jetojnë.

Këtë e mundëson Serbia që mos me harxhua pare në Zvicër 170 CHF një test, kur ne Serbi e ke shumë më lirë nga 20 deri 40 euro.

Ata mund të kontaktohen nga policia për të verifikuar situatën e tyre shëndetësore. Kupto: A kanë bere apo jo testin! !

Ndërsa ata që udhëtojnë, që hyjnë përmes Hungarisë në Serbi, nuk nevojitet asgjë dmth vetëm pasaporta.

Kjo është mundësuar për shkak të një marrëveshje mes Budapestit dhe Beogradit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat