Fondacioni BESA me Klubin e prodhuesve të Kosovës organizojnë Samitin, Arsimi dhe Aftësimi Profesional

Diaspora

Fondacioni BESA me Klubin e prodhuesve të Kosovës organizojnë Samitin, Arsimi dhe Aftësimi Profesional

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:13
Pamje nga takimi

Pas disa parapërgatitjeve të bëra në mes të dy organizatave BESA nga Mynihu dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, me datën 29 e 30 Qershor në Prizren mbahet Samiti për Arësimin dhe Aftësimin Profesional. Qëllimi i këtij samiti është që të gjenden mundësitë e Koordinimit të Aftësimit Profesional me bazë teorike siq është praktikuar deri më tani në Kosovë dhe të Aftësimit Praktik të nxënësve në profesionet e tyre të dëshiruara. Gjithçka duhet të shkojë në bazë të Koordinimit të kërkesave dhe ofertës. Pra shkollimi dhe aftësimi Profesional duhet t’i përgjigjet rrehtanave aktuale të ekonomisë së vendit si dhe të tregut të lirë. Gloalizimi tani veq ka marrë hov në mbarë Botën dhe një nevoj e këtij koordinimi është tejet i nevojshëm për Kosovën si Shtet në zhvillim.

Dihet që Fondacioni BESA është rrjeti i parë i bizneseve Shqiptare në Diasporë me seli në Mynih ndërsa aktivitetin e vet e zhvillon në tër territorin e Bavarisë së Gjermanisë. BESA ka një antarësi të gjerë, kryesisht shqiptarë nga të gjitha Trojet Tona, por kemi edhe anëtarë tjerë gjerman me çrast shkëmbejmë përvojat tona ekonomike dhe organizative. Mirëpo vlen të ceket se Antarësia e BESAs kanë të punësuar mbi 3000 punëtorë dhe më e rëndësishmja për rastin konkret është që kemi numër të konsiderueshëm të nxënësve që i aftësojmë në profesione të ndryshme. Prandaj këto përvoja ekonomike e të aftësimit profesional kemi dëshirë t‘i implementojmë edhe në Kosovë. Kjo arrihet duke bashkëpunuar ngushtë me organet përgjegjëse të Shtetit dhe përgjegjësve arësimorë e edukativ, thotë Anton Krasniqi, Kryetar i Fondacionit.

Parapërgatitjet tona kanë filluar më heret duke marrë kontakte e duke u këshilluar rregullisht me stafet drejtuaese dhe këshilluese nga Sistemi Shkollorë në Bavari, thotë Ilir Seferi nënKryetar i Fondacionit BESA. Unë si Koordinator në kuadër të Fondacionit BESA i Propjektit të Implementimit të sistemit të Aftlësimit Profesional Bavarez, me ndihmën e bahskëpunëtorëve nga Kosova, kam biseduar me Antarësinë e BESAs që të përcjellim në mënyrë praktike përvojat tona në Kosovë në mënyrë që ky sistem i Aftësimit të kuptohet më lehtë. Prandaj bashkë me mua do të paraqesin referatet e tyre edhe drejtues të ndërmarrësve shqiptarë të cilët shkollojnë nxënës profesional si nga fusha e ndërtimtarise, Z. Naser Syla, nga fusha elektrike, z. Fadil Sumaj dhe nga fusha e gjeodezisë, z. Rexhep Nikçi. Një kombinim të menaxhimit të suksesshëm të ndërmarrjes si dhe të arësimimit do të paraqet referatin e saj znj. Melanie Pëlt e cila krahas ndërmarrjes së vetë është edhe ligjëruese në shkolla profesionale në Bavari. Ndërsa fushën e menaxhimit byroteknik dhe organizimit të jetës Profesionale të nxënësit e mbulon Kryetari aktual i Fondacionit, z. Anton Krasniqi.

Sot, për arësye pune, na mungon edhe një sektor që ne mbulojmë si Fondacioin, dhe që ka vlerë jashtzakonisht të madhe në këtë proces është ai i përkrahjes sozialpedagogjike, me përfaqësues z. Mislim Berisha. Pa përkrahjen morale, këshilluese dhe pedagogjike sot rinija jonë e ka të vështirë të pranoj në një sistem të ri të Aftësimit Profesional. Mirëpo mos të harrojmë që edhe vetë shkollat dhe ndërmarrjet kanë nevojë këshilluese për të gjetur rrugëdaljet më të përshtatshme në situata të vështira me rininë dhe prindërit e tyre gjatë aftësimit profesional.

Ne si BESA mendojmë që jemi në rrugë të mbarë me iniciativën tonë të përbashkët me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, sepse përvojat tona kanë treguar sukses në Gjermani dhe shumë shpresojmë që këto përvoja do të imlementohen. Shpresat tona bazohen gjithashtu në bashkëpunimin mjaft të mirë që kemi me Klubin e Prodhuesve të Kosovës. Këtë bashkëpunim të filluar me menaxhimin e shpërndarjes së ndihmave për familejt me nevojë në shumë Komuna të Kosovës në fazën fillestare të Pandemisë do ta thellojmë edhe në sferat tjera sepse kemi vërejtur se kemi mundësi të mirë bashkëpunimi.

Bashkëpunimit tonë si dhe vetë implementimit të Sistemit Dual Arësimorë i kanë dhënë rëndësi edhe vetë organet drejtuese Shtetërore e Arësimore. Në këtë Samit marrin pjesë edhe vetë Kryeministri Kurti, Ministrja Hajdari e shumë Profesionistë të tjerë nga fusha të ndryshme.

Arësimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) duhet të jetë promotor i transformimit ekonomik dhe industrializimit të Kosovës. Prandaj presim që në fund të Samitit të dalim me një koncept të përbashkët të implementimit të sistemit dual arësimorë kështu duke krijuar edhe Komitetin Drejtues të Arësimit dhe Aftësimit Profesional i cili do të përbëhet nga ekspertë si nga Kosova ashtu edhe nga Diaspora.

Me respekt

Kryesia e Fondacionit BESA me seli në Mynih

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat