Vrau ish-menaxherin e bankës në sy të gruas, del fotoja e shqiptarit të arrestuar

Diaspora

Vrau ish-menaxherin e bankës në sy të gruas, del fotoja e shqiptarit të arrestuar

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:17
Paulin Mecaj

Është arrestuar njëri nga autorët e vrasjes së ish-menaxherit të bankës, pasditen e sotme në Itali.

Shqiptari 31-vjeçari quhet Paulin Mecaj dhe është arrestuar nën akuzën e vrasjes se 69-vjeçarit mbrëmjen e djeshme. 

Media italiane TGR ka publikuar gjithashtu edhe foton e autorit të vrasjes.

Hetimet e departamentit operativ të komandës provinciale dhe të policisë së Leçe bënë të mundur që menjëherë të shtrëngohet rrethi dhe të bihet në gjurmët e bashkëpunëtorit që ishte me të.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një ish-menaxher i bankës 69-vjeçar, sapo kishte bërë një tërheqje nga një ATM në degën e Banco di Napoli në San Pietro në Lama, dhe u vra nga dy vëllezër shqiptarë të cilët arriti ti identifikonte bashkëshortja e viketimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat