Armando Beqiri i futur thellë në botën e krimit, vrasësi i shkoi në shtëpi 2 ditë para ekzekutimit

Diaspora

Armando Beqiri i futur thellë në botën e krimit, vrasësi i shkoi në shtëpi 2 ditë para ekzekutimit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:23
Armando Beqiri

Misteri i vrasjes së Armando Beqirit në pragun e shtëpisë së tij në Islandë ka marrë fund. Pak më parë janë publikuar detaje nga dosja policore që zbulon lëvizjet e fundit të grupit që u angazhua për ekzekutimin e tij, duke shtuar dhe faktin se Beqiri akuzohet se ishte aktiv në “botën e krimit” në Reykjavík. Flitet për një islandez, gjithashtu i dyshuar për aktivitete të jashtëligjshme, i cili pretendohet se kishte frikë nga Armando.

Më 16 shkurt thuhet se policia kishte informacione se disa burra që punonin për islandezin ishin përfshirë në vrasje. Ata ishin “sjellë” për t’u kujdesur për të nga frika e Armando Beqirit, pasi besonte se shqiptarit i ishin ofruar shuma të mëdha parash për ta vrarë. Por, islandezi gjithmonë e ka mohuar fajin në marrjen në pyetje të policisë dhe ai nuk është një nga katër personat e akuzuar për vrasjen e shqiptarit.

Policia duket se e ka kuptuar shpejt që Angjelin Sterkaj është përsoni që ka tërhequr këmbëzën për të vrarë Armandon. Ai ishte në kontakt me islandezin dhe të pandehurit e tjerë në kohën kur u krye vrasja. Gjithashtu, islandezi ishte regjistruar për të marrë një makinë me qira, e cila u pa në vendin e vrasjes.

Dy ditë para vrasjes, Angjelini kishte shkuar në banesën e Armandos për të marrën një fshesë me korrent me pretendimin se e njihte prej disa vitesh pasi kishin punuar së bashku dhe nuk kishin pasur kurrë keqkuptime. Por, e vërteta është ndryshe. Sterkaj i tha Armandos që të sillej mirë, ndryshe do t’ja mbushte barkun me plumba.

Ndërkohë që e dashura e tij, Claudia monitoronte në çdo moment shqiptarin. Mbrëmjen e vrasjes, kur Armando u nis për në shtëpi, ajo i dërgoi një mesazh të koduar Angjelinit, duke i shkruar “Hi sexy”. Nga kontrolli në shtëpinë e saj u gjetën municione të të njëjtit lloj të përdorura në vrasje, rreth 300 copë plumba.

Kujtojmë se Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës. Për vrasjen e tij deri më tani janë prangosur: Shpëtim Qerimi, Angjelin Sterkaj, Murat Selivrada dhe Claudia Sofia Coelho Carvahlo. Detyra e këtyre të fundit ishte që të ndiqnin lëvizjet e shqiptarit nga Tepelena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat