Del autopsia e bankierit italian që u vra mizorisht nga 31-vjeçari shqiptar, ja çfarë rezultoi fatale për të

Diaspora

Del autopsia e bankierit italian që u vra mizorisht nga 31-vjeçari shqiptar, ja çfarë rezultoi fatale për të

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 00:21
Itali

Autoritetet italiane kanë kryer autopsinë e trupit të Giovanni Caramuscio, ish-menaxheri i bankës së Monteronit, i cili u qëllua për vdekje teksa po tërhiqte paratë nga një ATM.

Ekzaminimi konfirmoi se dy plumba, të cilat e prekën viktimën në gjok ishin fatale për të, pasi i goditën zemrën dhe mushkëritë.

Plumbi i nxjerrë nga mjeko Alberto Tortorella i është dorëzuar forcave të Policisë për të përcaktuar edhe nga cila armë ka dalë.

Sipas medieve italiane, arma u gjet në shtëpinë e shqiptarit, Paulin Mecaj, 31 vjeç, i cili dyshohet se qëlloi për të mbrojtur bashkëpunëtorin e tij, Andrea Capone.

Deri më tani asnjë prej tyre nuk e kanë “hapur gojën” para hetuesve, megjithatë kamerat e sigurisë dhe dëshmia e zonjës të të ndjerit janë të mjaftueshëm për t’i shpallur si të akuzuarit kryesorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat