E kërkuan 11 vjet, arrestohet shqiptari i Kosovës nga Policia e Austrisë: Rrëmbeu fëmijët e tij

Diaspora

E kërkuan 11 vjet, arrestohet shqiptari i Kosovës nga Policia e Austrisë: Rrëmbeu fëmijët e tij

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 09:47
Policia e Austrisës

Një nga 10 persona më të kërkuar në Austri është arrestuar.

Burri nga Kosova kishte pasur probleme me gruan e tij rreth të drejtës së përkujdesjes për fëmijët e tyre.

Në vitin 2010 Gjykata e Qarkut e Grieskirchen në Austri i kishte dhënë të drejtën e mbajtjes së fëmijëve gruas.

Me këtë rast kosovari i kishte rrëmbyer para 11 vjetësh fëmijet e tij djalin pesëvjeçar dhe vajzën trevjeçare dhe i kishte dërguar në Shqipëri e më pas kishte ikur bashkë me fëmijet në Kosovë.

Në vitin 2011 Prokuroria e Welsit kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar për të dyshuarin.

Për vite të tëra kishte pak gjurmë rreth tyre.

Në vitin 2019 u riaktualizua çështja nga ana e hetuesisë.

Ata i ranë në gjurmë burrit.

40 vjeçari u arrestua në Prizren më 21 korrik, raporton Kurier.at.

Ai tani është në paraburgim dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të transferohet për në Austri.

Për shkak të rrëmbimit, pas kthimit në Austri, ai pritet të përballet me deri në tre vjet burgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat