Italiania i bën gjëmën shqiptarit, e kishte filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale dhe i kërkonte...

Diaspora

Italiania i bën gjëmën shqiptarit, e kishte filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale dhe i kërkonte...

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:04
Ilustrim

Një 40-vjeçar shqiptar kërcënonte partneren italiane duke i kërkuar 5 mijë euro për të mos publikuar videon kur kryenin marrëdhënie seksuale.

Gruaja, disa vjet më e madhe, nuk u frikësua dhe vendosi të raportonte gjithçka në polici.

Italiania duke qarë vajti në komisariat dhe tregoi gjithçka. Në një kohë shumë të shkurtër, Policia përgatiti një kurth për shqiptarin, i cili kishte dhe një grua. “Viktima” e shantazheve të tij, shkoi në një takim me një mikrofon të fshehur, ndërsa me vete kishte marrë dhe një pjesë të 5 mijë euro.

Kur shqiptari mori dhe numëroi paratë, zbuloi se ishin mangët, ndaj dhe nisi sërish me kërcënimet e tij duke kërkuar më shumë të holla, por menjëherë u prangos nga policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat